Arbër Ismajli do të garoj për deputet

Arbër Ismajli do të garoj për deputet

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar se do të jetë kandidat i partisë për Kuvendin e Kosovës.

Ai ka falënderuar kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e degës në Gjilan, Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe partneritetin.

Ismajli e ka cilësuar këtë kandidim si një angazhim serioz, të përkushtuar dhe plot ndershmëri. Sipas tij, dinjiteti dhe kontributi për zhvillimin e Kosovës janë objektivat kryesore të kandidaturës së tij. 

Related Articles