Gjyqtari rumun Ovidiu Hatgen do ta drejtojë ndeshjen miqësore në mes të Hungarisë dhe Kosovës, të martën në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest.
Në mediumet hungareze raportohet se Hategan, 43-vjeçar, pati pësuar një sulm në zemër dy vjet më parë. Siç shkruan “nemzetisport.hu”, ai pati ndier dhimbje në gjoks pas stërvitjes së përditshme në sallën e fitnesit dhe se iu nënshtrua një operacioni.
“Ishte e diskutueshme nëse ai mund të vazhdonte karrierën e gjyqtarit, por në fund nuk u desh të tërhiqej”, shkruan sajti hungarez.
Ndeshja Hungari – Kosovë luhet nga ora 19:00.
Gjyqtari rumun në vitin 2019 pati ndarë drejtësi në ndeshjen kualifikuese që Hungaria e pati luajtur ndaj Uellsit.