Arbnor Morina i cili pas një sezoni fantastik me Ferizaj, u rikthyen në elitën e futbollit kosovar, me synime krejtësisht të ndryshme nga ato para disa viteve ku ferizajasit luftonin për mbijetesë.
Trajneri i klubit bardhekaltër, Morina në një intervistë për Gazetën Olle ka folur rreth ndeshjes së parë në kampionat, dhe ndeshjen e dytë kampionale të cilën do e luajnë në shtëpi ndaj Prishtinës.
“Djemtë treguan një lojë shumë të mirë me angazhim dhe karakter deri në fund të ndeshjes, por në fund u mposhtëm, tashmë kemi ndeshjen e radhës ku i gjithë fokusi jonë është aty, ku krahas lojës së bukur, duhet t’i mbajmë pikët në Ferizaj” shtoi fillimisht Morina.
Morina tregoi se Prishtina ka një super skuadër por që do mundohen t’i mbajnë pikët në skuadër deri në fund.
“Jam i bindur se këta djem janë të gatshëm përsëri maksimumin, Prishtina është një skuadër shumë e kompletuar por është sportive që të mundohemi pikët t’i mbajmë në shtëpinë tonë” vazhdoi intervistën Morina.
Në fund Morina mbylli intervistën me një falënderim të madh për tifozët e Ferizaj, të cilët gjithmonë kanë qenë prapa skuadrës.
“Tifozët tonë, Ujqit i kemi pasur gjithmonë në rrugëtimet e skuadrës, si në Ligën e Parë ashtu dhe në Superligën e Kosovës, Ujqit nuk janë larguar kurrë nga klubi, as në momentet më të rënda, e cila është një motivim shtesë për gjithë klubin” përfundoi intervistën Arbnor Morina.