Arbnor Morina në procedurë disiplinore të FFK-së, ofendoi gjyqtarin kryesor në takimin kundër Dritës

Arbnor Morina në procedurë disiplinore të FFK-së, ofendoi gjyqtarin kryesor në takimin kundër Dritës

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Ferizajt, Arbnor Morinës.

Sipas njoftimit, Morina e kishte ofenduar gjyqtari kryesor të takimit kundër Dritës (1:1), me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. MOTIVI: Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Related Articles