Arbnor Muja nesër udhëton drejt Belgjikës për testet mjekësore te Antwerpi

Arbnor Muja nesër udhëton drejt Belgjikës për testet mjekësore te Antwerpi

Drita dhe Antwerp kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Arbnor Muja te gjiganti belg.

Pas dy ndeshjeve që zhvilluan dy skuadrat në Ligën e Konferencës, drejtuesit e dy klubeve u dakorduan për transferimin e Mujës në Antwerp.

Gazeta Olle ishte mediumi i parë që raportoi për arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Olle mëson ekskluzivisht se Muja do të udhëtojë nesër (e marte) drejt Belgjikës ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

23-vjeçari për vetëm një vit te Drita shkëlqeu dhe arriti t’i bind drejtuesit e skuadrës së madhe belge për tu transferuar atje.

Drita viteve të fundit ka bërë revolucion në skuadër duke i besuar jashtëzakonisht shumë futbollistëve të rinj dhe premtues, pasi synimi i klubit duket se përveç trofeve është të shes sa më shumë lojtarë në Evropë.

Pasi t’i kryej Muja testet mjekësore te Antwerp pritet të publikohet marrëveshja nga dy klubet. 

Related Articles