Arda Guler fshin lotët e nënës së tij gjatë prezantimit në Real Madrid

Arda Guler fshin lotët e nënës së tij gjatë prezantimit në Real Madrid

Arda Guler është prezantuar sot zyrtarisht si lojtari i ri i Real Madridit.

Teksa Florentino Perez po mbante një fjalim për talentin turk, nëna e tij shpërtheu në lot.

Sigurisht, ata ishin lot gëzimi dhe krenarie për djalin e saj që tashmë është pjesë e klubit më të trofeshëm në histori të futbollit.

18-vjeçari e ndihmoi mamanë e tij të fshinte lotët dhe e puthi në faqe. Babai i Ardas kapi dorën e gruas së tij për t’i dhënë mbështetje gjithashtu.

Skena tepër prekëse tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe atë mund ta shikoni më poshtë.

Related Articles