SC Gjilani ka njoftuar të hënën se e ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiun, raporton Gazeta Enigma.
Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se “pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu”.
Në njoftim thuhet se “Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne”.