Ardita Muçaj, 29 vjeçarja që humbi jetën pas lindjes

Ardita Muçaj, 29 vjeçarja që humbi jetën pas lindjes

Ardita Muçaj, 29 vjeçare, humbi jetën pas lindjen së dytë në Spitalin e Durrësit, raporton Gazeta “Enigma”.

Ardita Muçaj e cila nuk mundi ti gëzohej ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, ndrroi jetë në Spitalin e Durrësit të hënën me 5 korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit.

Familjarët akuzojnë mjekët për fatin e saj tragjik. Ata thonë se autoambulanca mbërriti me vonesëdhe nuk kishte mjetet e duhura për t’i ofruar ndihmën vajzës. Ndërsa babi i vajzës, tashmë të ndjerë, Eduart Hersi, dje në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria LIVE”, ka rrëfyer se vajza e tij ishte mirë dhe nuk kishe ndonjë shqetësim.

Mes lotëve Hersi ka treguar se të nesërmen i ka ndrruar jetë e bija duke bërë përgjegjëse për vdekjen e saj mjeken.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtsi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, rrëfen ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles