Argjentina – Kroacia: Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati

Argjentina – Kroacia: Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati

Është mbyllur pjesa e parë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Kroacisë.

Kombëtarja argjentinase është në avantazh 2:0 kundër Kroacisë në “Lusail Iconic Stadium”.

Lionel Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 34-të kur realizoi nga penalltia.

Pesë minuta më vonë në skenë doli sulmuesi Alvarez që me një solo-aksion nga mesi i fushës ndëshkoi kroatët.

Fituesi i kësaj sfide luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me fituesin e takimit tjetër gjysmëfinal Francë – Marok.

Related Articles