Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 2-0 për Argjentinën ndaj Francës.
Argjentina duket se është afër që të shpallet kampion i Botës për herë të tretë, raporton Gazeta Enigma.
Angel Di Maria e fitoi penalltinë në minutë ne 23-të të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi.
Ishte Di Maria që shënoi për 2-0 në minutën e 36-të.
Deschamps i largoi nga loja Giroud dhe Dembeles pas paraqitjes së dobët.
Marcus Thuram dhe Kolo Muani u inkuadruan në lojë.