Avokati, Arianit Koci ka kritikuar Policinë e Kosovës pas deklaratave të disa zëdhënëseve të tyre për media, të cilët e kanë hedhur poshtë mundësinë se sulmi i armatosur që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit të jetë akt terrorist.
Sipas tij, sulmi që ka ndodhur të premtën mbrëma edhe pse mund të mos jetë akt terrorist por pasojat janë të një akti terrorist.
“Së pari unë mendoj që Policia e Kosovës duhet t’i vazhdojë hetimet e mos të deklarohet në media për teoritizime se a është akt terrorist apo jo, sepse në fund të fundit popullatës nuk i intereson çfarë akti është, popullatës i intereson me e gjete kryesin apo kryesit e veprave penale. E dyta, mund të mos jetë akt terrorist, por pasojat janë të një akti terrorist për shkak se premisa kryesore e një akti terrorist është mbjellja e frikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës,” – u shpreh Koci në A23 të ATV-së, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Tutje, Koci tha se po ta kishte mundësinë të gjitha kapacitetet shtetërore do t’i dërgonte sonte në Rrafshin e Dukagjinit.
“Është sulmuar një autobus me nxënës. Pa marrë parasysh sa ka të vdekur, akti si akt, pasojat i ka të tmerrshme,” – tha ai.
“Unë të gjitha kapacitetet shtetërore sot i kisha dërgua në Rrafshin e Dukagjinit, i kisha blloku komplet zonën e Dukagjinit dhe ky rast nuk guxon të mos zbulohet.” – u shpreh tuje Koci. /Gazeta “Enigma”/