Arifi-Kurtit: Obligimi për vaksinë me dozën e tretë po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve nga Bujanoci

Arifi-Kurtit: Obligimi për vaksinë me dozën e tretë po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve nga Bujanoci

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka reaguar Kurtit sa i përket masave antiCOVID, më saktëkisht rreth masave shtrënguese për hyrje-daljet në Kosovë.

Në letrën drejtuar Kurtit, Arifi ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles