Arlind Berisha fiton medaljen e artë në sportet mikse marciale, në kupën e botës

Arlind Berisha fiton medaljen e artë në sportet mikse marciale, në kupën e botës

Sportisti Kosovar i arteve marciale për kategorinë U-23, Arlind Berisha, sonte ka shënuar fitore të madhe në luftë me rivalin nga Ukraina, në Pragë të Republikës Çeke.

Ai ka ngadhënjyer ndaj rivalit Ukrainas në finale të kësaj kategorie për grupëmosha U-23, për t’u kurorëzuar me medaljen e artë në sportet mikse marciale.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes faqes zyrtare, ndërsa njoftohet se kjo medalje është e para në këtë rang garash për Kosovën, sikurse edhe vet Arlindin në këtë sport.

Postimi: Arlind Berisha fiton???? medaljen e artë ????në Kupën e Botës U23 në artet mikse marciale, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Është kjo medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare.

Urime Berishës dhe komunitetit të këtij sporti????????.

Video:

Related Articles