Kryetari i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka thotë se bastet sportive nuk janë një shpikje, por e ka e gjithë bota.
Në fjalën e tij para kryeministrit dhe disa ministrave, Duke u shpreh se bastet nuk duhet të luhen në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, duke u rihapur do të çlirohet edhe ministria e Brendshme.
Teksa bëri një krahasim me Kosovën, Kreu i FSHF-së u shpreh se është trup që në tre vite na ka kaluar me 10 vende, pasi ka bërë edhe ligjin e sponsorizimeve.
“Më behet qejfi kur Rama tha që ministrja ka kaluar në krahun tonë për rikthimin e basteve, sepse ka qenë skeptike. Unë kur e kam propozuar nuk kemi bërë shpikje. Kemi parë që bastet sportive luhen në gjithë botën. Nuk po themi që të bëjmë një gjë që nuk ekziston.
Ne themi që ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme, në një farë mënyrë liron edhe ministrinë e Brendshme Sepse nuk do rrijë të merret, sepse cdo aktivitet e paligjshëm krijon edhe kriminalitet dhe ka shpenzime më shumë për buxhetin e shtetit.
Nuk është se kemi menduar shumë për gjera të tjera, por si një burim financimi për sportin.
Do ti përdorim paratë për infrastrukturën sportive.
Turp për mua dhe për gjithë komunitetin, Kosova për 3 vjet na kaluar në 10 vende. Ka bërë ligjin e sponsorizimeve dhe na ka kaluar. Përveç basteve duhen riparë një shtrat i tërë ligjor”, theksoi ndër të tjera Duka.