Armend Muja: Investimi 9 milionë euro për ujitje në Podujevë filloi nga Lupçi, të tjerët me dekada në pushtet nuk e bënë

Armend Muja: Investimi 9 milionë euro për ujitje në Podujevë filloi nga Lupçi, të tjerët me dekada në pushtet nuk e bënë

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, deklaron se sot nënshkruan marrëveshjen për siç thotë “një prej projekteve më të mëdha të ujitjes në Kosovë – mbi 9 milionë euro investim për rreth 7,000 hektarë tokë bujqësore në 10 zona të Komunës së Podujevës”, shprehet ai.

“E filluam nga Lupçi, por projekti është për të gjithë Podujevën”, shprehet Muja.

Sipas tij “sistemi parasheh shfrytëzimin e ujërave nga lumenjtë dhe burimet nëntokësore, duke krijuar një rrjet ujitjeje për fermerët e Llapit. Disa po tallen. Kanë pasur dekada në pushtet për të sjellë zgjidhje për fermerët e Podujevës dhe nuk e bënë”.

“Në fund, fermerët kanë nevojë për ujë, jo për tallje”, përfundon Muja.

Related Articles