Shqipëria mposhtet nga Izraeli, Rolando Maran e nis me humbje tek kuqezinjtë

Shqipëria mposhtet nga Izraeli, Rolando Maran e nis me humbje tek kuqezinjtë

Shqipëria është mposhtur me rezultat 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Gloukh, i cili i dha avantazhin skuadrës mysafire. Pas festimit të golit, lojtari izraelit provokoi tifozët shqiptarë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si nga tribuna ashtu edhe nga mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili iu afrua për t’i kërkuar llogari.

Kuqezinjtë patën disa mundësi të mira gjatë ndeshjes dhe krijuan raste për të barazuar rezultatin, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.

Mungesa e efikasitetit para portës rezultoi vendimtare për ekipin shqiptar, i cili u largua pa gol nga kjo përballje.

Related Articles