Ministria e Shëndetësisë i largoi më shumë se 475 profesionistë shëndetësorë nga puna, thuajse ka kaluar pandemia. U veprua keq ndaj tyre, por edhe më keq ndaj qytetarëve që ende kanë nevojë për shërbimet e tyre, raporton Gazeta Enigma.
Shkurt e shqip: krejt e padrejtë, ngase krejtve iu bë padrejtë. Sa shumë u gëzuam kur këta profesionistë u bën pjesë e frontit të përbashkët në luftimin e armikut global, COVID-19. Sa shumë punë dhe kontribut dhanë në rrethana të jashtëzakonshme. Edhe më shumë kishin për të dhënë por, nuk i lejuan, i dënuan, i dëbuan. Isha i kënaqur dhe i lumtur kur në mandatin tim u pranuan edhe 1500 specializantë, kurse sot, jam super i kënaqur dhe super i lumtur jo vetëm që u pranuan, por edhe që nuk mund t’i dënojnë dhe t’i largojnë.
Ndërkaq, tashmë është e qartë se nëse do të kishin mundësi kurrë as nuk do t’i pranonin. Po, kurrë nuk do t’i pranonin. Do t’i injoronin, do t’i poshtëronin, derisa një ditë ata do të iknin nga vendi i tyre për t’i plotësuar nevojat e shëndetësisë së shteteve tjera. Me pak fjalë, kjo qeveri është krejt e padrejtë, sepse krejtve padrejtë ka me iu bë, përpos nipave, mbesave e familjarëve të tyre, të cilët ishin projektuar e proklamuar për dasma e ahengje, mirëpo përfunduan nëpër ministri e qeveri./Gazeta Enigma/