Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia ka vendosur që nga sot t’i njeh pasaportat e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili tha se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

“Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Ahmeti.

Armenia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosvës, për shkak të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Related Articles