Aro Muric me Ipswich Town bie nga Liga Premier

Aro Muric me Ipswich Town bie nga Liga Premier

Ipswich Town ka rënë nga Liga Premier pasi janë mposhtur me lehtësi nga Newcastle United në udhëtim me rezultat 3-0.

Ekipi i Arijanet Muric duhej të evitonte humbjen ndaj ‘Laraskave’ për të pasur ndonjë mundësi për të siguruar mbijetesën, por kjo humbje ka bërë që ata të sigurojnë rikthimin e menjëhershëm në Championship për sezonin e ardhshëm.

Kjo gjë tashmë ishte parashikuar kohë më parë, pasi skuadrat e promovuara nga Championship nuk ishin askund afër nivelit të ekipeve të tjera të elitës së futbollit anglez.

Kjo do të thotë se për sezonin e dytë radhazi, të tria klubet që janë promovuar nga Championshipi do të rikthehen atje sërish për të luajtur.

Southamptoni kishte siguruar rënien në fillim të këtij muaji dhe do të kujtohet si një ndër skuadrat më të dobëta në histori të Ligës Premier.

Leicester City në ndërkohë, ranë nga Liga Premier gjatë vikendit të kaluar pas disfatës që pësuan ndaj Liverpoolit në ‘King Power Stadium’.

Ipswich ka fituar vetëm katër ndeshje në kampionat gjatë tërë sezonit, me vetëm një prej tyre që erdhi në vitin 2025.

Ata e kanë shijuar humbjen në 21 nga 34 ndeshjet e tyre, duke pësuar në total rreth 74 gola ndërsa tani është pothuajse e sigurt se do të humbasin golashënuesin e tyre më të mirë Liam Delap në verë.

Related Articles