Mesfushori nga Kosova, Aron Babaj, ka shënuar sot golin e parë, me fanellën e Milanit.
Babaj shënoi për ekipin italian, teksa po luante ndaj Padovës, në grupmoshat U17.
Talenti kosovar nënshkroi marrëveshje me Milanin, në janarin e këtij viti.
Ndryshe, Aron Babaj është i biri i ish-futbollistit të njohur, Shpetim Babaj.
