Katër persona janë dërguar në spital pasi pesë kuaj të ushtrisë britanike janë arratisur dhe kanë rrëzuar kalorësit e tyre.
Kuajt, njëri prej të cilëve ishte i mbuluar me gjak, shkaktuan kaos teksa vrapuan nëpër qendër të Londrës dhe u përplasën me automjete, duke përfshirë një autobus dykatësh dhe një taksi.
Ata fillimisht u trembën nga ndërtimi i zhurmshëm gjatë një stërvitje rutinë ushtarake në Belgravia, tha ushtria.
Oficerët thanë se kuajt ishin gjetur dhe ishin kthyer në kamp. Dy nga kafshët u gjetën më në fund në Limehouse në lindje të Londrës, më shumë se pesë milje nga vendi ku filloi incidenti. Ushtria tha se ata po i nënshtroheshin kujdesit veterinar.
Një zëdhënës i ushtrisë i tha BBC-së se tre ushtarë janë duke e vazhduar trajtimin mjekësor por janë jashë rrezikut për jetë. Personi i katërt i plagosur në incident besohet të jetë një çiklist dhe një pjesëtar i publikut, shkruan BBC.