Një i burgosur sot është arratisur nga një repart i SHSKUK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Ikja e tij u bë nga reparti i Hematologjisë ndërsa po trajtohej në Shërbimin Spitalor Klinik, bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Tutje thuhet se për shkak të arratisjes së L.Xh, janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa mbi rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se ka nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi rasti.
”Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”. /Gazeta Enigma/