Autoritetet turke kanë arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi, nën dyshimin se është kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi, shkruan Anadolu Agency.
E lidhur me këtë rast ka folur sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo në një konferencë për media konfirmoi se lidhur me rastin Turqia ka dërguar pyetje me shkrim, gjersa shtoi se bashkëpunimi juridik me këtë shtet është shumë i mirë.
“… Së pari Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë… Në të kaluarën e dini rastin e dëbimit të qytetarëve turq nga Kosova, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është shumë i mirë…Ne i trajtojmë kërkesat gjithnjë kur ato janë në përputhje me vendimet e gjykatave, sipas legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve që i kemi.
Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Por, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes unë kam kërkuar nga drejtori i Departamentit që të më njoftojë vetëm për çështje të cilat mund të njoftohet publiku, prandaj me konsideratë kërkoj që t’ju përgjigjemi me shkrim vetëm për çështjet që na lejohet…”, tha ministrja Haxhiu.