Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dënuar arrestimin e sotëm të serbëve në Kosovë, duke e quajtur “lajm të tmerrshëm”.
Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si përgjegjës për këto arrestime dhe e kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për mosreagim.
“Do ta diskutojë këtë çështje me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së”, tha Vuçiq për mediat serbe.
“Ata po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, çdo serb dhe t’ua bëjnë të qartë të gjithëve se serbët nuk duhet të jenë atje”, deklaroi tutje ai.
“Është një heshtje e dhimbshme e bashkësisë ndërkombëtare”.
“Nesër do të bisedojë me përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-së për këtë dhe do t’i pyesë “deri kur do të bëjnë sikur nuk e shohin”.
Pesë serbë që jetojnë në Kosovë u arrestuan sot nën dyshime për krime lufte në fshatrat Kokaj, Llovcë, Pogragjë dhe Uglar të Gjilanit. /Gazeta Enigma