Arrestimi i të dyshuarit për shitjen e aseteve të Kosovës në Bosnjë dhe në Mal të Zi, Policia jep detajet e rastit

Arrestimi i të dyshuarit për shitjen e aseteve të Kosovës në Bosnjë dhe në Mal të Zi, Policia jep detajet e rastit

Një person është arrestuar të hënën në Bërnjak, pasi dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Sipas policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve.

“PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit i është bastisur shtëpia në koordinim me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si falsifikim i dokumentit, mashtrim dhe prezantim i rremë. 

Related Articles