Arrestohen dy drejtorë dhe pesë zyrtarë tjerë në Komunën e Pejës

Arrestohen dy drejtorë dhe pesë zyrtarë tjerë në Komunën e Pejës

Dy drejtorë dhe pesë zyrtarë tjerë janë arrestuar sot në Komunën e Pejës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar sot, se pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, sot me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë (7) zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Të ndaluarit e sotëm janë:

A.K – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës

M.N- Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

M.B – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës

A.LL Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

O.K Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës

P.T dhe P.B (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës)

“Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor do bëjë vlerësimin për kërkesat eventuale për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related Articles