Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Mitrovicën e Jugut, të enjten ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në marrje me prostitucion.
Policia njofton se personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, “është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
/Gazeta Enigma/