Arrestohen dy persona të kërkuar nga policia

Arrestohen dy persona të kërkuar nga policia

Policia e Kosovës, pas një pune hetimore dhe pranimit të informacioneve inteligjente, ka arrestuar sot personat I.M. (31) dhe SH.L. (25), të kërkuar për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur para dy ditësh në një rrugë të Ferizajt.

Në këtë incident, lëndime të rënda trupore ka pësuar F.H., i moshës 38-vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Po atë natë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari A.D. (25).

Policia sot tek i dyshuari SH.L, gjatë bastisjes kanë gjetur një armë zjarri dhe një karikator me 13 fishekë, të cilat në cilësinë e prova materiale janë konfiskuar.

Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të arrestuarit të parë A.D., nga gjyqtari i Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati.

Related Articles