Dy persona, shtetas të Pakistanit, janë arrestuar në fshatin Staçiq të Gjilanit për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit e kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon më tutje për trajtim sipas procedurave përkatëse.
