Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim ndaj personit zyrtar”, raporton Gazeta Enigma.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Si pasojë e sulmit thuhet se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe njëri nga të dyshuarit. Të tre thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.