Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kontrabanduar me migrantë, ka njoftuar Policia të martën.
Sipas raportit, vetura në të cilën ishin ata është urdhëruar për ndalim fillimisht dhe e njëjta ka tentuar t’i shmanget patrullës, por është ndaluar.
“Pasagjerë ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj. Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë.
Ndërsa shtetasve të huaj thuhet që pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim, janë liruar. / Gazeta Enigma.