Arrestohen dy të rinj pasi e rrëmbejnë një person në Vushtrri

Arrestohen dy të rinj pasi e rrëmbejnë një person në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim” në Vushtrri, raporton Gazeta Enigma.

Personat dyshohet se kanë rrëmbyer një person dhe e kanë futur në veturën e tyre, ku nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave.

Sipas policisë më pas të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur t’i arrestoj personat e dyshuar, B.Z., 20-vjeçar dhe E.B., 19-vjeçar.

Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit ndaj të dyshuarit, B.Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërkaq i dyshuari tjetër është liruar.

Related Articles