Kriza energjetike, Kurti: Kosova është dashur të mendoj më herët që mos të përfundoj në këtë situatë

Kriza energjetike, Kurti: Kosova është dashur të mendoj më herët që mos të përfundoj në këtë situatë

Kryeministri i Kosovës, Alin Kurti, ka shkruar për situatën e krijuar në lidhje me krizën energjetike, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka përmendur se çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme.

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se është në bashkëpunim me ministren e ekonomisë, Artane Rizvanolli, KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në, duke bërë të ditur se reduktimet pothuajse janë hequr.

Kryeministri, poashtu ka rikthesuar se për një problem të tillë Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje.

“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”, ka shkruar ai.

Related Articles