KEDS për Gazetën “Enigma”: Nuk do të ketë më reduktime të energjisë eletrike

KEDS për Gazetën “Enigma”: Nuk do të ketë më reduktime të energjisë eletrike

Tash e disa ditë Kosova është ballafaquar me reduktime të mëdha të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Enigma.

Mirëpo se a do të vazhdojë situata e njëjtë edhe në ditët pasuese, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për Gazetën “Enigma”, se nuk do të ketë më reduktime.

“Nuk ka reduktime prej ditës së djehit, vetëm nëse ka pasur prishje në disa qytete të Kosovës”, ka thënë ai për Enigmën.

I pyetur se nëse tash është rregulluar situata e krijua, Buzhala e pohoi një gjë të tillë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka fajësuar qeveritë e kaluara për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se shtetin e kanë gjetur për toke që “gjakonte në të gjitha anët”.

Madje, ai për këtë gjendje është shprehur i frustruar.

“Unë e kuptoj sot frustrimin e secilit qytetar për mungesën e energjisë elektrike, por më besoni edhe vet jam i frustruar. Por, le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, u shpreh kryeministri. /Gazeta Enigma/.

Related Articles