Një person është vrarë sot në fshatin Bubavec të Malishevës, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar që për këtë rast janë arrestuar së paku katër persona.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë për Gazetën “Enigma”, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës.
“Njësitet e nevojshme policore i kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.
“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”. /GAZETA ENIGMA/