Tre të dyshuar në Prishtinë janë arrestuar e pastaj janë liruar për shkak të dyshimit se kanë mundësuar kryerjen e prostitucinit.
Sipas njoftimit bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra të cilat kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION & OFRIMI I LOKALEVE PËR PROSTITUCION & BASHKËKRYERJE
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2021 – 19:40. Është raportuar se gjatë hetimit njësiti policor pranë Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (DHTQNJ) ka arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar-e nën dyshimin se kishin kryer veprat e cekura më lart. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.