Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, arrestohen pesë policë nën dyshim për “vrasje nga pakujdesia”

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, arrestohen pesë policë nën dyshim për “vrasje nga pakujdesia”

Policët e Lipjanit të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në orët e para të së hënës, kanë përfunduar në mbajtje.

Ata janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit pasi u suspenduan me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Prokurori nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i  njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

Në reagimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë 27-vjeçarit, por “përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

Related Articles