Edhe një rast penal për keqtrajtimin e një të moshuareje është hapur në Policinë e Kosovës, kësaj radhe në Gjilan.
Policia bën me dije se dje janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar.
Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.