Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se janë përfshirë në një vjedhje të rëndë në terminalin doganor të kësaj zone gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë akuzuar për vjedhje të pjesëve metalike me përmbajtje bakri.
Në një njoftim të Policisë thuhet se më 25 nëntor 2024, rreth orës 23:30, është marrë një informacion për një vjedhje në terminalin doganor. Hetuesit kanë mbërritur në vendngjarje dhe, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare kanë zbuluar se persona të panjohur, me qëllim përfitim të kundërligjshëm, kanë depërtuar me forcë në objektet e terminalit doganor dhe kanë vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri.
Pas një pune hetimore intensive, më 9 janar 2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Ata janë: A.R., 42 vjeç, R.R., 27 vjeç dhe I.L., 38 vjeç. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se një tjetër person, N.L., i dyshuar për veprën penale të “Blerjes, pranimit ose fshehjes së sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale,” është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
“Më datë 25.11.2024, rreth orës 23:30, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë për një rast vjedhjeje të rëndë në terminalin doganor në këtë zonë. Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kryen ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare zbuluan se persona të panjohur, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor, duke vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë. Personat e arrestuar: A.R. (M/K), 42 vjeç, R.R. (M/K), 27 vjeç, I.L. (M/K), 38 vjeç”.