Mbrëmjën e të shtunës në Fier është plagosur një 16-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas disa orësh kërkim, kanë arritur të kapin të dyshuarin për plagosje i cili është 17-vjeç.
Sipas mediave në Shqipëri, 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /Gazeta Enigma
Arrestohet 17 vjeçi, dyshohet se plagosi një të mitur
![Arrestohet 17 vjeçi, dyshohet se plagosi një të mitur](https://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Shqiperise.-Foto-ilustruese-1.png)