Një 26 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij 22 vjeçare duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Emergjentë në Ferizaj për tretman mjekësor.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i policisë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla ‘’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet M.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.