Rrahjet dhe kërcënimet që dyshohet se ia kishte bërë gruas së tij, e kanë dërguar prapa grilave një person nga fshati Vleshë në Shqipëri.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Dibrës.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pushkë, pesë krehra dhe 267 municione luftarake. /Gazeta Enigma