Arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj pasi ushtroi dhunë ndaj djalit dhe dy vajzave të tij

Arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj pasi ushtroi dhunë ndaj djalit dhe dy vajzave të tij

Sot, rreth orës 14:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Reçaku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.G  i moshës 51 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje që kishte, iu shkakton lëndime trupore,  djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G  e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare , të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës,   me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

Related Articles