Tahiri: Liberalizmi i vizave për Kosovën është vendim politik

Tahiri: Liberalizmi i vizave për Kosovën është vendim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave për Kosovën është vendim politik.

Tahiri tha se nuk ka logjikë që ky proces të ndalohet.

“Po shihet që është një vendim politik. Unë mendoj që nuk ka asnjë logjikë, normale, racionale, të arsyeshme që me e ndalë këtë proces dhe si opozitë dhe si subjekte politike kemi qenë njëzëshëm, në kërkesën tonë për një vendim meritorë e vendimi meritor për lëvizje të lirë “- tha Tahiri.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro e kanë miratuar, me anë të së cilës parashihet që qeveria të formojë një platformë nacionale e cila i parasheh veprimet e Kosovës karshi vendimeve të BE-së për liberalizmin e vizave.

Related Articles