Ky është komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec që u suspendua, dyshohet për keqpërdorim detyre

Ky është komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec që u suspendua, dyshohet për keqpërdorim detyre

Pak më parë u raportua për suspendimin e komandantit të nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës, nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet se ka kryer keqpërdorur pozitën zyrtare.



Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Dimitrije Besovic, që ka gradën e togerit dhe shërben si komandant në këtë nënstacion që një kohë.

Besovic është suspenduar para dy ditësh nga IPK, pas informacioneve të mbledhura se i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles