Arrestohet 62-vjeçari në Podujevë, vodhi para nga një makinë e parkuar

Arrestohet 62-vjeçari në Podujevë, vodhi para nga një makinë e parkuar

Policia e Kosovës ka bëre të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë për një rast të vjedhjes.

I dyshuari B.S 62 vjeç dyshohet se nga një furgon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi” ka vjedhur një sasi të parave.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që  ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin  e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles