Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.
Personi që po kërkohej për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi, i cili ishte arrati deri në momentin e arrestimit nga Policia.
Kush është Agron Gashi?
Agron Gashi, i cili është nga fshati Ozdrim i Pejës, ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale, që dyshohet se i ka kryer në vazhdimësi.
Jo më larg se në dhjetorin e vitit të kaluar, Gashi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar policor që ishte në detyrë.
Për rastin ndaj policit, ai rëndohej me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Por, ky dhe rasti i mbrëmshëm, nuk janë veprat e vetme të tij.
Gashi, që është vetëm 21-vjeçar, ka qenë subjekt i hetimit për veprat si “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” e raste të ndryshme të “Lëndimit trupor” – incidente në të cilat është përfshirë në vazhdimësi.