Gjatë ditës, kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtitoren e Mitrovicës.
Siç raporton Kossev, ai ishte nisur drejt urës.
Sipas këtij mediumi ë pranishëm ishin dhjetëra policë, ndërsa para arrestimit të tij ata formuan një kordon për të penguar planin e Arsenijeviq, transmeton Gazeta Enigma.
Gjatë asaj kohe, Arsenijeviq kërkoi nga policia që ta lejonte të kalonte, duke u ankuar se atij i ishte mohuar liria e lëvizjes.
Pas kësaj, ata e morën dhe e përcollën me shpejtësi përgjatë shëtitores deri në shesh ku dhe e fusin në automjet policie.
VIDEO: