Regjimi i presidenti rus Putin nuk ndalet në represionin ndaj opozitës dhe mbështetësve të saj, ndonëse figura kryesore e tyre ndërroi jetë pak ditë më parë në një nga burgjet më të këqinj të vendit.
Sipas raportimeve që vijnë nga portale të pavarura nga Rusia, avokati që shoqëroi nënën e Alexei Navalny për të tërhequr trupin e të ndjerit është arrestuar nga autoritetet në Moskë.
Arrestimi i Vasily Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe agjencia e lajmeve SOTA.
Në një postim në Twitter, Kira Jarmis tha: “Që nga dje ne jemi duke kërkuar një vend ku mund t’i themi lamtumirë Alexeit. Ne vizituam shumicën e shtëpive funerale private dhe publike, objektet tregtare dhe sallonet e funeralit”.
“Disa thonë se hapësira është e zënë, disa mohojnë sa përmendet emri i ‘Navalni’. Diku na është thënë direkt se zyrat e varrimit janë të ndaluar të punojnë me ne”, shtoi ajo.