Arrestohet bashkëshorti, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Arrestohet bashkëshorti, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Në Vushtrri dje është arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se pas intervistimit, gruaja së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Related Articles